Dashi
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 21 mars deri 20 prill
Kete jave mos shko kurre ne tualet me gjera te shtrenjta me vete. I ke pare ato filmat ku nga vrima e nevojtores del ndonje monster (e paidentifikuar edhe nga biologet)?! E pra, ti je aq ters kete jave saqe sikur edhe 1 ne 100 miliard te jete mundesia qe ajo puna e filmave me monstra te jete e vertete, ajo rastesi do te ndodhi ty.
Mos mbaj argjendari e gjera me vlere ne tualet, sic te thame. Te pakten ato t'i ngelen familjes.
Dashnia Dashnia kete jave do te jete nje kopesht i vertete zoologjik. Do te kete edhe ujk, edhe xhirafe, edhe urith, edhe majmun, edhe mi, edhe lepur (nje here po njehere jo).
Paret Qarkullim i madh monedhash. Transaksione te medha nga xhepi i babit tek xhepi i Dashit, kryesisht pa dijenine e te parit.
Shneti Kujdes ne aplikimet stilistike. Aplikimi i stilit te miut pas atij te xhirafes, me se paku mund te rezultoje me ndonje qafe te thyer. Aplikimi shume shpesh i stilit rinoceront mund ta lere sakat perjete ate tjetrin. Aplikimi i urithit te behet me shume stil - tjetrin mund ta zere llaftaria e te vdese nga ndonje infarkt para-koital.
Aplikacionet e kategorise majmun/gorille/shimpanze/polic ne ambiente te mbyllura mund te cojne ne deformime te personalitetit. Per me shume detaje kontakto mjekun e ujku.com.
Demi
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 21 prill deri 21 maj
Jave me 4 ngjyra per Demin, kryesisht ngjyra te dala boje, po Demi nuk do me ja dite: ai shef vetem jeshil, sidomos ne semafor.
Dashnia Ti si Dem nuk e ke pase kurre problem. E gjitha se ke nevoje eshte nje vend per te bere seks. Por se a ka njeri tjeter me ty, kurre nuk ka qene preokupimi jot.
Paret Duhet te mesohesh me idene se edhe pse kartmonedhat shkruajne poshte "i paguhen pruresit me te pare" kjo nuk do te thote qe ti duhet te zesh rradhen tek Banka e Shqiperise qe ne 3 te mengjesit.
Shneti Nuk ta ka fajin shkuma e rrojes. Ka brisqe qe jane fabrikuar vetem per nje perdorim.
Binjaket
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 22 maj deri 21 qershor
Jete e zgjedhur kete jave per binjaket. Rroba te shtrenjta, birre e zeze, gjinekolog privat, restorant meksikan, balet me meshkuj shalejashte e bilemedhenj, prezervativ me arome, dhe nje tip qe paguan per te gjitha keto.
Dashnia Me siguri e keni degjuar shprehjen "trimi i mire me kurva shume". Jeni ne pritje te nje trimi te kalter.
Paret Do fshish bythen me pare kete jave.
Shneti Parashikohen komplikacione te renda shendetesore per ata qe shprehjen "Do fshish bythen me pare" e aplikojne me monedha 20, dhe 50 lekeshe. Doktori vecanerisht do vuaje per te nxjerre ne drite me pincete monedhat 5 lekeshe te ngulura ne thellesi.
Po i ke borxh kujt, paguaje me ato para.
Gaforrja
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 22 qershor deri 23 korrik
Jave e ngjeshur me veprimtari humanitare e bamirese. Do angazhohesh ne veprimtari lagjeje per te vendosur drejtesine, kryesisht duke gjemuar bashke me gjithe lagjen: kapeni hajdutin!
Po sa here ta kemi thene qe nuk jane pune per ty keto? Si Gaforre e ngathet qe je, do ngelesh ne fund te turmes.
Dhe turma kete jave vrapon verdalle lagjes vetem ne vije rrethore.
Kur t'i shohesh qe kane bere nje rreth e po te arrijne nga mbrapa duke bertitur "kapeni hajdutin": futja vrapit plako! Ti, edhe mua qe nuk jam aty ne vendngjarje ma mbushe mendjen qe je hajduti...
Dashnia Dikush ne ate turme te do fort. Por... nuk eshte gje me mend te rrish ta presesh.
Paret Te pakten te kishe qene vertet hajduti...
Shneti Do e marresh veten shpejt. E ca jane ca fraktura, nje krah jashte perdorimit, 3 sy te nxire, 2 brima me shume ne bythe? Me rini kalohen te gjitha.
Luani
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 24 korrik deri 23 gusht
Java kur te gjithe do ta kapin me ty. Mos hyr ne shtepine e komshiut kur nuk eshte aty, mos fol per shefin ne grupe mbi dy vete, mos u fut ne hale tek per tek me nje te panjohur, mos lexo ke gazeta e atij ngjitur, mos pyet per oren tek femra qe pret dike vetem ne bar, ruaju nga pozicionet sanduic ne autobuz, mos fol per te varurin aty ku tundet litari. Dac dhe mos ua ver veshin keshillave qe te japim, sepse prape brenda e ke, me ty do ta kapin.
Dashnia 80% e luaneve do te mbarojne pune, paguajne dhe ikin. 19% kalojne ke Gaforrja. 1 perqind rri e lexo si palle keto qe shkruhen ketu. (Hahaha, bast qe po meno tashti qe ti nuk je ke ky 1 perqindshi i pallave!)
Paret Jave e zeze per 19%-shin e Gaforres. Tek Gaforrja vertet nuk paguan, por te gjitha shkojne per vizita tek psikologu me mbrapa. Po do te besh vertet prokopi, paguaj direkt sic ben 80%-shi tjeter i shokeve dhe fleje mendjen.
Shneti Ik o Luan rruaj kembet.
Virgjeresha
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 24 gusht deri 23 shtator
Ke te jave do te te preokupojne ceshtje te rendesishme ligjore qe te prekin direkt ose indirekt, nga para ose nga mbrapa, misionar ose bishtkali, duo ose trio, me dashje ose padashje, me prezervativ ose pa prezervativ. Ruaj qetesine. Ata qe jane siper mendojne per ty, edhe kur i ze gjumi siper teje...
Dashnia Dashnia kete jave do te jete brenda kritereve te bashkimit europian: futja kujt te mundesh, por paguaj taksat.
Paret Ruaju nga parja e piset me prejardhje nga Binjaket.
Shneti Sheshoje thepin.
Peshorja
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 24 shtator deri 23 tetor
Ruaju se mos te kapin me me shume se 1 doze per perdorim vetjak farash luledielli... Ku i dihet se c'koncept mund te kete polici per drogen? Ai vetem ne TV e ka pare, dhe ai TV-ne e ka bardh e zi.
Dashnia Si perhere: 2 minuta e 30 sekonda pum-pum (se bum-bum nuk e meriton te quhet), kthe shpinen, e futja gjumit.
Paret Pare e zeze per dite te zeze kete jave.
Shneti Ajo mendon â⬓ a te hongert mortja mu ne gjume!
Ai mendon â⬓ jam dobesu duke e bo 1 here ne jave.. duhet me e rrallu ca ket mut seksi.
Akrepi
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 24 tetor deri 23 nentor
Kete jave do te te ndodhin plot gjera te cuditeshme.
Do te te kerkoje para tipi qe rri ke ura, e qe here e ka kemben te prere mbi gju e here nen gju.
Nje tipe me syze te erreta do futet pas teje tek butiku, e njejta do mberrije po pas teje tek butiku tjeter. Vajza e dyqanit te akullores do te te shohi ngultas, dhe ka vene perparese, gje e pazakonte. Nje makine do te te hape rrugen kur te kapercesh matane, gje qe nuk i ben vaki kujt ne Tirane.
E cuditshme, he?
Sa kar qe je!! Po ku ka burre nene te ta parashikoje fatin deri ne keto detaje kare mor Akrep miku? Car kujtove? Shif mre, se dikush te eshte qep nga mbrapa dhe di cdo gje qe ben e kudo qe shkon ti.
Dashnia Mos ju ndaj 69-shit lum miku, eshte e vetmja menyre per te mos e pare te verteten ne sy.
Paret Kujdes se mos Virgjeresha te kalon ndonje borxh nga parate qe ka marre nga Binjaket; ajo lloj pareje, e piste se e piste ngelet.
Shneti Mos ju ndaj 69-shit lum miku, eshte e vetmja menyre per te praktikuar planifikim familjar.
Shigjetari
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 23 nentor deri 21 dhjetor
Hem... nje shigjetar durimmadh qe kerkon te drejta te barabarta, dmth qe kerkon horoskopin e vet... Dil nga java tjeter i her. Rruge te gjate kemi para.
Dashnia Pika pika
Paret Pika pika
Shneti Pika qe s'te bi mu'n kok.
Bricjapi
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 22 dhjetor deri 20 janar
Kete jave do vesh si cjapi te kasapi. Nuk po te themi me shume, se kusuri jane thjesht detaje pa vlere, prape te kasapi do perfundosh.
Dashnia "Q" si te "qeni".
Paret "P" si tek "pordha".
Shneti "Lesh" po si tek "qeni".
Ujori dhe Peshqit
Jane te gjithe kunjoret dhe vrimoret kane qene protagoniste kryesor nga pjelljen e tyre, kur ky proces ka ndodhur nga data 21 janar deri 19 shkurt dhe 20 shkurt deri 20 mars
Ja dhe shenja e Lengut, dmth Ujor plus Peshq. S'kam ca ju rrej me kete jave, po shif se mos e gjeni veten ke shenjat e tjera.
Dashnia Ju te shenjes se lengut do ngeleni ca thate kete jave. Po ta ushtroni ca me shume gojen, nje mut eshte, po te pakten nuk do mendoni se e keni fajin ju.
Paret Lume paresh e det shpenzimesh.
Shneti Shneti mendor stabel gjate nates, me ulje-ngritje gjate dites; zemra rreh vetem kur sheh akullore e cokollata; stresi ka thyer cdo termometer keshtu qe tani qe nuk e mat dot je rehat; ntrashje te perkoheshme andej nga mesi i javes, por pa deme periferike.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment